Meka: Bankat qendrore po zgjedhin të investojnë në ar

Meka: Bankat qendrore po zgjedhin të investojnë në ar

Në studion e emisionit MCN Economy, Elvin Meka theksoi se shumë banka qendrore gjatë dy-tre viteve të fundit kanë vendosur të investojnë një pjesë të rezervave të tyre valutore drejtpërdrejtë në ar, në vend të monedhave kryesore.

 

Ka rreth 2 vjet, që kemi një rritje të pandalshme, përtej luhatjeve plus-minus. Prirja ka qenë e fortë dhe shumë e fortë. Javët e fundit ka pasur rritje ekstreme 10-15%. Vjen nga një mori faktorësh, mbizotërojnë faktorët gjeopolitikë. Një luftë e stërgjatur në Ukrainë, konflikte të pritshme në Lindjen e Mesme. Situata problematike të javëve të fundit brenda gjirit të NATO-s, brenda fuqive perëndimore. Të gjitha këto elemente të mbledhura, sidomos në 2025 me nisjen e presidencës së Trump, kemi agravim të situatës globale. SHBA i kanë shpallur luftë globit. Situata të tilla të vendosura në një kontekst të përgjithshëm politik bëjnë situatën relativisht komplekse dhe me prirje për stabilizim. Shpëtim gjen duke u investuar në një aktiv të tij të veçantë siç është ari. Përtej faktorëve madhorë gjeopolitikë, ka një sërë faktorësh të tjerë që lidhen me qasjet në tregje si dhe politika specifike të bankave qendrore. Në një situatë ekstreme ari mbetet një instrument që mund të blesh çdo gjë. Nëse nuk vlen euro, ajo që është e gatshëm të pranojnë të gjithë është ari. 

 

Në Shqipëri nuk kemi statistikë të saktë sa janë, sa % e parave të investitorëve shqiptarë janë drejtuar drejt një aktivi të tillë. 

 

Ka shqiptarë që investojnë në ar apo derivate të lidhura me arin. 

Më shumë se bankat e nivelit të dytë kemi qasje të ndryshme gjatë 2-3 viteve të fundit të bankave më të mëdha qendrore. Kanë zgjedhur që një pjesë jo të vogël të rezervave valutore të mos i investojnë në 4-5 monedhat kryesore, por drejtpërdrejtë në ar. Nëse i hyn statistikave, është evidente kjo pjesë. Shumë nga bankat qendrore kanë zgjedhur këtë qasje të re, duke parë rritje e çmimit në mënyrë të qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy