E quajti mosmirënjohës, ja përgjigja e kryeministrit Rama për të Ilir Metën

E quajti mosmirënjohës, ja përgjigja e kryeministrit Rama për të Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë për deklaratat e aleatit të qeverisë. Kreu i maxhorancës është pyetur sot në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24” për akuzat e ish-­kreut të LSI­-së, Ilir Meta. 

Ky i fundit tha dje se Rama vuan nga sëmundja e mosmirënjohjes dhe se tani kërkon të marrë nën kontroll drejtësinë.

Kreu i qeverisë deklaroi se i ka dëgjuar këto shumë kohë më parë dhe janë gjëra që i konsideroj si pjesë të një procesi elektoral. Nuk është problemi im. Nuk merrem fare me të.

Ju thoni nuk keni luftë me LSI-në por nga ana tjetër është Ilir Meta ka bërë disa deklarata. Nga Shkodra ju ka cilësuar si karagjozë, mbrëmë tha Rama vuan nga një mundje e pashërueshme “mosmirënjohja”…
I kam dëgjuar shumë kohë më parë. I konsideroj pjesë të një procesi elektoral. Çdo lidership ka qasjet e veta. Nuk është ky problemi dhe nuk merrem fare me të. Merrem vetëm me një gjë që socialistët dhe demokratët të kuptojnë se ka ikur koha e zgjedhjeve me tifozllëk. Nuk mund të ndahen njerëzit si tifozë në këto zgjedhje. Fleta e votimit nuk është biletë për në stadium por moment vendimmarrje.

Aleati juaj kryesor në qeverisje thotë se ju keni manipuluar ndërkombëtarët për të marrë në kontroll drejtësinë…
Nuk më interesojnë këto fjalime apo akuza në proces elektoral. Ajo që më intereson është diçka që po ndodh me reformën në drejtësi…I vetmi garant për reformën në drejtësi është PS.

Kështu thotë edhe PD edhe LSI…
Kështu thonë të gjithë por ka një të mirë në këtë vend se populli është i vëmendshëm ndaj zhvillimeve politike. I vetmi garant për zbatimin e reformës në drejtësi është PS. Ndaj njerëzit duhet ta shohin edhe 25 qershorin si zgjedhje për të mos lejuar që reforma në drejtësi të merret peng dhe PS të mos jetë e shantazhuar.

A keni qenë i shantazhuar? Sot keni deklaruar që partitë e vogla marrin peng partitë e mëdha…
Fatkeqësia këtu është që unë flas për sistemin, vizionin e shtetit, ndërkohë që fjalët merren dhe përkthehen sikur janë për Ilir Metën. Nuk është LSI dielli dhe hëna në rrugën tonë. E kam për një sistem që është ndërtuar jo në këto 4 vjet por në 20 e kusur vite kur partitë e vogla kanë pasur akses në qeverisje si rezultat i mundësisë që i është dhënë nga vota për të kushtëzuar qeverisjen dhe me numrat e tyre kanë bërë pengmarrjen e shtetit jo të kryeministrit, jo të qeverisë. Sepse kanë marrë zyra, agjenci, inspektorate për të punësuar njerëzit e tyre. Kjo është një gjë që ka të bëjë me një sistem që nuk arrin dot t’i shërbejë njerëzve.

Ky është një sistem pervers që duhet të marrë fund për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të bëjë shtet. Për vizionin që unë kam për Shqipërinë që duam duhet patjetër ta bëjmë këtë revolucion brenda sistemit. Për një arsye nuk është bërë kurrë sepse partitë i prek drejtpërdrejt. Ata që vendosin nuk janë kryeministrat, janë zgjedhësit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy