Policia ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmjen e së hënës, djalin e princeshës së kurorës Mette-Marit të Norvegjisë me akuzën për përdhunim.
I lindur nga një lidhje para martesës së nënës së tij në vitin 2001 me Haakon, trashëgimtarin e fronit norvegjez, Marius Borg Hoiby, 27 vjeç, dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person që ishte pa ndjenja ose thënë ndryshe i paaftë për t’i rezistuar këtij akti.
Ajo që policia mund të thotë për përdhunimin është se ka të bëjë me një akt seksual pa marrëdhënie.



