Rrezimi i helikopterit/ Komisioni Europian aktivizon shërbimin e hartës satelitore, nuk dihet fati i Presidentit të Iranit

Rrezimi i helikopterit/ Komisioni Europian aktivizon shërbimin e hartës satelitore, nuk dihet fati i Presidentit të Iranit

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, i cili shpesh shihet si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, është zhdukur pasi helikopteri i tij u rrëzua.

Komisioni Evropian bën me dije ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës satelitore për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi. Lëvizja e Komisionet Evropian ka ardhur pas një kërkese për ndihmë të Tehranit. Komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic thotë në X se po aktivizonte "shërbimin e tij të hartës së reagimit të shpejtë në funksion të gjetjes së helilopterit të aksidentuar".

Një helikopter ku ndodhej Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian u përfshi në aksident, raportuan më herët mediat shtetërore. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei sapo ka bërë një deklaratë, ku thotë se “kombi duhet të lutet për shëndetin e Raisit”.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev thotë se ai ishte "thellësisht i shqetësuar" pas raportimeve për aksidentin e ndodhur, pak pas përfundimit të takimit mes tij dhe zyrtarit të lartë iranian. Aliyev u takua me presidentin iranian sot për të hapur dy diga rreth kufirit Iran-Azerbajxhan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy