Gjysmë shekulli pas nisjes së lëvizjes moderne të të drejtave të komunitetit LGBTQ, 50 prej emrave më të njohur në luftën për barazi janë vendosur në murin e nderit në Stonewall Inn në Nju-Jork.
Ceremonia ra në prag të 50-vjetorit të kryengritjes Stonewall më 28 qershor 1969, kur pronarët e barit të homoseksualëve të Greenwich Village iu kundërpërgjigjën një bastisjeje policore, duke u bërë shkak për protesta të dhunshme kundër ngacmimeve.
Aktivistë të komunitetit LGBTQ po luftojnë ende që arritjet e paraardhësve të tyre të njihen.
Ceremonia ishte një nga eventet e shumta gjatë kremtimit Stonewall 50 World Pride në Nju-Jork, disa ditë që u dedikohen përparimeve që ka bërë komuniteti LGBTQ në fushën e të drejtave të njeriut.
Të gjithë të nderuarit në ceremoni nuk jetojnë më. Ata përfshijnë muzikantin dhe aktivistin e AIDS-it Michael Callen, një homoseksual i cili ishte një nga të parët që publikoi parimet e seksit të sigurt dhe Marsha P. Johnson, një grua transgjinore e zezë, e cila mendohet se ishte e para që hodhi një tullë në trazirat e Stonewall.
Dy të tjerë konsiderohen martirë të kauzës LGBTQ: Harvey Milk, zyrtari i parë që deklaroi se ishte gei në Kaliforni, vrasja e të cilit e bëri atë martir të komunitetit homoseksual dhe Matthew Shepard, një student kolegji homoseksual, vrasja e të cilit në vitin 1998 mblodhi vëmendjen kombëtare.



