Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, thotë ne kemi trashëguar një sistem që kujdesin parandalues e ka pjesë të rëndësishme të kulturës mjekësore, nga kujdesi për gruan shtatzënë tek kujdesi për fëmijën e sapolindur, tek kujdesi për adoleshentët dhe nxënësit e shkollave.
Gjithçka duke kujtuar kohën e komunizmit ku në emisionin MCN Economy, deklaroi se në çdo fshat kishte një infermiere dhe se fokusi vijon edhe sot për parandalimin e sëmundjeve, duke e cilësuar si start të rëndësishëm në jetë.
Duke folur për defektet e kujdesit shëndetësor shqiptar, Dasho tha se parandalimi dytësor ka mangësi.
Sipas tij, parandalimi primar synon që të mbajë njerëzit të shëndetshëm, parandalimi sekondar që synon të kapë herët shenjat e sëmundjes dhe parandalimi terciar, synon që kur sëmundja është shfaqur synon që të mbrojë jetën.
Tek parandalimi sekondar çedojmë se edhe chek up u konceptua në mënyrë të gabuiar.
Grave në një moshë të caktuar u ofrohet mamografia, meshkujve në një moshë identifikimi i hershëm i kancerit të prostatës apo të tjera. Parandalimet i ulin kostot se të parandalosh është më mirë se të kurosh.
Lidhur me faktin se Shqipëria është e fundit në rajon për shpenzimet buxhetore për shëndetësinë në rajon, me 83 milionë lekë më pak në 2020, ai deklaroi se ajo që mungon është se ka shumë vjet që nuk hartohet një strategji e mirëfilltë për promocionin e shëndetit.
Është lënë një sektor në Institutin e Shëndetit Publik i cili funksionon, se ka specialistët që përpiqen, por mbështetja nga Ministria e Shëndetësisë lë për të dëshiruar.
Financimi varet si përdoret, nëse përdoret për të mbajtur në funksionim strukturat e operatorëve, që kanë shtuar burokracinë dhe hallkat e tepërta, do e gjykoja përdorim jo të drejtë dhe efektiv të atyre fondeve.
Nëse mbështet ai sektor i ISHP që ka specialistë të aftë, si doktor Shuperka që ka qenë një nga promotorët më të rëndësishëm për luftën kundër duhanit.
Nëse ai sektor mbështetet, shtohet numri se janë gjithsej 10 punonjës, hartohen strategji afatgjata dhe nuk punohet sot për nesër.
Pacienti diabetik në momentin që diagnostikohet, dihet që në një moment të caktuar do fillojnë komplikacionet, në veshka, sy, tension.
Kur kemi pacient diabetik do shmangim zhvillimin e komplikacioneve. Kjo kërkon punë paraprake dhe jo të kujtohet ministria në ditën e shëndetit të veshkave.
Detyra bëhet duke ngritur strukturën. Mjeku i familjes që kujdeset për pacientin diabetik, duhet të dijë që në momente të caktuara referohet tek mjeku nefrolog, okulist, etj.
Nuk është çështje parash. Nëse ke 60 milionë euro dhe përdoren siç duhet, efekti është pozitiv. Nëse kemi aq dhe shkojnë për rroga, përdorimi nuk është efektiv.
Dasho sqaroi se te parandalimi sekondar që është parandalimi i sëmundjeve dhe parandalimi tercial që është më i rëndë, Shqipëria çalon dhe duhen strategji jo sot për nesër.
Në vijim ai cilësoi si shqetësues faktin se është se më shumë se gjysma e shpenzimeve shëndetësore për kurim vijnë nga xhepi i qytetarit dhe se domosdoshmëri duhet të punohet për një rritje të shpenzimeve për shëndetësinë nga buxheti i shtetit, duke e bërë shëndetin prioritet real dhe jo thjesht prioritet duke thënë se buxheti është i rëndësishëm.
Brenda sektorit shëndetësor, duhen shpërndarë burimet atje ku efekti është më i madh. Sa investohet në parandalim, përfitimet janë shumë më të mëdha se në kurim.
Për veshkat parandalojmë shpenzimet për dializën, shpenzimet që bëhen për transplantin e veshkës dhe kujdesi pas transplantit se ka mjekime shumë të shtrenjta që duhet të vazhdohen gjatë gjithë jetës.
Nëse kemi një sistem parandalimi ku është pika nevralegjike si personat diabetikë, në anën tjetër kursejmë shuma të jashtëzakonshme nga mospasja e nevojës për dializë dhe transplant dhe trajtimi i transplantit.
Nëse një i sëmurë me insufiçencë renale ka shkallë paaftësie dhe është përfitues i ndihmës ekonomike dhe sociale, një person i shëndetshëm është kontribues në ekonomi.
Koncensioni i dializës ka bërë të mundur që të ketë qasje popullata shqiptare jo vetëm në Tiranë, por shumë pranë vendit të banimit.
Se nëse pacienti me dializë e merr në mënyrë të rregullt kujdesin, ka ndryshuar shumë dhe jetëgjatësia e këtyre pacientëve.
Ta sjellësh shërbimin pranë shtëpisë është një arritje mjaft e mirë.
Por nëse nuk do kishin qenë koncensione të gabuara dhe shpenzimet do ishin përdorur dhe për kujdesin parandalues, përfitimet do të kishin qenë jashtëzakonisht të larta.
Lidhur me transplantin e veshkave, deklaroi se në Gjermani nuk paguan askush, pasi paguan sistemi shëndetësor, ndërsa për në Shqipëri tha se nuk di nëse është realizuar.
Kostoja shkon disa dhjetëra mijëra euro, i njohur për turizmin mjekësor. Pakistani ka qenë një prej tyre. Që një shtet të ketë program transplanti, duhet të ketë program rekrutimi donatorësh.
Duhet të ngremë qendrën e transplantit sa më parë në QSUT, por edhe programin e rekrutimit të dhuruesve, qoftë të personave të gjallë, por edhe të atyre që kanë humbur jetën.
Gjithashtu edhe të dhënat e përputhjes se pacientëve që janë në pritje për transplant. Këtu duhet të investohet.



