
Eduard Sharka, kreu i Shoqatës së Fermerëve në një lidhje Skype në ‘MCN Live’ teksa ka folur për vështirësitë me të cilat po përballen fermerët dhe bujqësia në tërësi deklaroi se asnjë nga kërkesate tyre nuk kanë marrë përgjigje deri tani.
Ai deklaroi se ata nuk po marrin mbështetjen e nevojshme, ndërsa shprehet se sitiata e fermerëve është shumë e rëndë dhe jo sic e prezanton ministrja me fytyra të lumtura në foto duke bërë thejsht propogandë.
Ministrja po mundohet të paqyrojë një pamnoramë tjetër që nuk është. Ne kemi diskutuar për kërkesat tona dhe jemi ndarë me pretendimin e ministres se këto kërkesa janë drejtuar te qeveia por tha se kaq fonde janë dhe me këto do kujdesemi. Ne kërkuam ballafaqim me kryeministrin sepse ka ca gjëra që nuk shojë fare. U hoq 6%, dhe ky është reduktuar në 6 mln euro. Asnjë nga kërksat nuk ka marrë përgjigjë konkrete ne kemi kërkuar subvencionim drejtpërdrejt kjo na është hedhur poshtë ne isnistojmë te subvencionimi i fermerëve të serave se ai jep rreth 70% të produktit që shkon për eksport tërheq pas disa sektorë të tjerë dhe konsumon mbi 50% të imputeve në ekonominë shqiptare.
Nëse ky sector falimenton falimentojnë shumë të tjera. Në botë këto investime bëhen me 90% të shtetit kurse te ndodh e kundërta. Pra duhet ruajtur ky investim sepse 25% e fermerëve skanë porositur fidanë dhe kjo për shumë arsye një nga to dhe krizat e rënda të tregut. Mungon garancia.
Sot fermerët, bujqësia është në vitin e saj më të vështirë. Nga raportimet e instat kemi ulej të zarzavateve dhe ne këtë e kemi parashikuar dhe I kemi rënë sirenave të alarmit.
Besoj se do I kthehemi sërish protestave. Ajo që na vjen keq është se ministrja bën prezantime propaganda, me fermerë të lumtur në foto por nuk nuk ka fermerë të lumtur ne jemi përballë faktit se ajo bën propaganda se bujqëqia është mirë kur situata është ndryshe. Ne do luftojmë por kemi përballë një mur që na kundërvihen me porpagandeë. Do vazhdojmë me protesta.



