
Kryetarja e Partisë së Lirë Destourian (PDL) në Tunizi, Abir Moussi, në burg që nga 3 tetori, ka filluar një grevë urie për të kërkuar të drejtën e saj për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të 6 tetorit.
Moussi proteston kundër pengesave me të cilat përballet në kandidimin për zgjedhjet presidenciale.
Të hënën Gjykata e Shqyrtimit të Tunizisë shtyu shqyrtimin e dosjes së saj për një datë të mëvonshme, duke refuzuar lirimin.
Moussi akuzohet për përpjekje për të ndryshuar formën e qeverisjes, nxitje të qytetarëve për t’u armatosur kundër njëri-tjetrit, provokim trazirash në territorin tunizian, përpunim të të dhënave personale pa pëlqimin e personave dhe pengim të lirisë së punës.
Sipas avokatëve të saj, ajo rrezikon edhe dënimin me vdekje.
Autoriteti i Lartë i Pavarur për Zgjedhjet ka nisur dje aplikimet e para për zgjedhjet presidenciale të 6 tetorit. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 6 gusht.



