Bilal Kola në Zululand: Unë jam i djathtë 100% i pastër; Me Ramën nuk ka ndodhur kurrë të bëj ndonjë takim (VIDEO)

Bilal Kola në Zululand: Unë jam i djathtë 100% i pastër; Me Ramën nuk ka ndodhur kurrë të bëj ndonjë takim (VIDEO)

Në Zululand ka qenë i ftuar Bilal Kola, kryetari i partisë së sapo krijuar “Aleanca popullore për drejtësi”. Nano e prezantoi edhe si kreun e Institutit të integrimit të ish të përndjekurvve, Por Kola saktësoi se është duke dhënë dorëheqjen nga ai post. “Nga momenti që mora vendimin për të marrë pjesë në këtë lëvizje të re politike, unë mendova se nuk do të kishte kuptim që të mbaja postin shtetëror që kisha”, saktësoi ai. Lidhur me objeksionet që ka pasur ndonjë ish i përndjekur ndaj kësaj partie të re (Besim Ndregjoni e ka etiketuar si një parti të Ramës), Bilal Kola u shpreh se “unë jam i djathtë 100% i pastër, jam i djathtë nga origjina, por jam i djathtë edhe nga formimi politik e kulturor, dhe me Ramën më ndan kjo gjë. Së dyti, unë me kryeministrin Rama nuk kam pasur kurrë një takim, nuk ka ndodhur kurrë që të takohemi”. Më tej, ai tha se synimi i krijimit të kësaj partie është t’u japë një mundësi ish të përndjekurve dhe ish pronarëve të përfaqësohen politikisht për herë të parë.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy