
Teologu indian Samad Ahmed Ghori thotë se arsyeja se pse vjen mbulesa e grave, vjen prej urdhëresës shpirtërore.
Ai shpjegoi në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos se Kurani iu drejtohet në varg më vete meshkujve ku iu thotë të ulin shikimet kur janë përpara grave të huaja, pasi kjo është më e pastër për ta.
Nëse unë dua të kem kontakt me Zotin, duhet ti frenoj tundimet e mia. Mënyra më e mirë për burrat është të frenojnë shikimin. Më tej ju drejtohet grave që të frenojnë shikimet dhe për këtë merrni një mbulesë dhe mbulohuni. Kjo gjë vjen për pastërtinë shpirtërore.
Shumë gra duan të shkojnë në vendet skandinave se është jetë më e lirë, se në vendet e Lindjes. Në këto vende ka më shumë mbrojtje për të drejtat e njeriut.
Nuk i ndaj dot se kush gra janë më të mira, gratë skandinave apo të vendeve të Lindjes. Në anën shpirtërore nëse gratë e Lindjes ruajnë më shumë intimitetin e tyre dhe pastërtinë shpirtërore, në aspektin fetar, gratë e Lindjes janë më të mira se të Perëndimit.
Për të qenë mysliman profeti ka thënë tre kushte: që ai të besojë në një Zot të vetëm, ta quajë veten mysliman, dhe të falet siç falemi ne. Çdo fjalë e Kuranit është e diktuar nga Zoti.
I pyetur se nëse kush nuk vdes mysliman do të shkojë në ferr, Samad Ahmed Ghori, nuk e pohoi.
Nuk jam dakord. Zoti është i gjithë mëshirshëm! Ai mund të falë kë të dojë.



