A do të ketë koncesione nëse PD vjen në pushtet?

A do të ketë koncesione nëse PD vjen në pushtet?

Pyetjes nëse do të ketë koncesione nëse PD vjen në pushtet, kandidatja e PD për deputete, Albana Vokshi iu përgjigj duke thënë se “partneriteti i publikut me privatin sigurisht nuk është as risi as çudi”. Përmes emisionit “Arnautistan” në MCN TV, Vokshi tha se ky partneritet bazohet mbi një princip mbi atë që publiku nuk shkon dot dhe bashkëpunon me privatin, por theksoi se edhe nëse do bëhen partneritete të tilla, nuk do të jenë me kushtet që i ka bërë sot Rama.

Pjesë nga biseda:

Pse kur ju të vini në pushtet nuk do të ketë koncesione e PPP?

Vokshi: Partneriteti i publikut me privatin sigurisht nuk është as risi as çudi, përkundrazi, bazohet mbi një princip ku publiku nuk shkon dot dhe bashkëpunon me privatin, por jo në këto terma dhe në këto kushte siç Rama i ka implementuar sepse i ka dhënë privatit edhe asete, edhe objekte. Të gjitha qendrat shëndetësore ia ka dhënë privatit dhe privati nuk ka investuar. Nëse do investohej do harxhohej shumë herë më pak se sa është harxhuar për t’ia dhënë një mikeje të kryeministrit. Po ashtu me sterilizimin sipas përllogaritjeve që kushton 2-3 euro këto e japin me 300 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy