
Presidenti i Kazakistanit thotë se ai ka autorizuar forcat e sigurisë të "qëllojnë pa paralajmërim" ndaj protestuesve antiqeveritar.
Presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha gjithashtu se "20,000 banditë" kishin sulmuar qytetin kryesor të Almaty, epiqendrën e protestave të shkaktuara nga një rritje e çmimit të karburantit.
Ministria e Brendshme thotë se 26 "kriminelë të armatosur" dhe 18 oficerë sigurie janë vrarë deri më tani në trazirat.
Në një fjalim televiziv, Tokayev tha se forcat paqeruajtëse të dërguara nga Rusia dhe shtetet fqinje kishin mbërritur me kërkesën e tij dhe ishin në vend në një bazë të përkohshme për të garantuar sigurinë.
Forca nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) e udhëhequr nga Rusia thuhet se ka rreth 2,500 ushtarë. Tokayev i dha "falenderim të veçantë" presidentit rus Vladimir Putin për dërgimin e trupave.



