
YouTube njoftoi të premten se po bllokon kanalet e mediave ruse të financuara nga shteti në të gjithë botën dhe se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Udhëzimet tona të komunitetit ndalojnë përmbajtjen që mohon, minimizon ose banalizon ngjarje të dhunshme të dokumentuara mirë, si dhe po heqim përmbajtjen në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë që shkel këtë politikë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndaj po bllokojmë gjithashtu kanalet YouTube të lidhura me mediat e financuara nga shteti ruse, në nivel global.
Kështu thuhej në deklaratën e YouTube, ndërkohë që Twitter bllokoi po të premten kanalet RT dhe Sputnik në YouTube në të gjithë Evropën.
YouTube shtoi se kur njerëzit kërkojnë tema mbi Rusinë dhe Ukrainën, sistemet tona shfaqin dukshëm përmbajtje autoritative të lajmeve dhe informacione me video nga botuesit e lajmeve me financim qeveritar.



