Kthupi: Ka filluar të thyhet tabuja e hetimit të zyrtarëve të lartë. Standardi Beqaj, më i drejti në çështjet e hetimit (VIDEO)

Kthupi: Ka filluar të thyhet tabuja e hetimit të zyrtarëve të lartë. Standardi Beqaj, më i drejti në çështjet e hetimit (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi tha në studion e MCN Live se ka filluar të thyhet tabuja e hetimit të zyrtarëve të lartë.

Sipas Kthupit, standardi po fillon të krijohet megjithëse hetimet nga SPAK për çështje të ndryshme janë të ngadalta.

Me standardin Dumani prokuroria nisi të hetonte. Prokuroria kryen veprime hetimore, kemi aktivitet. Aktivitet që po prodhon dosje që shkojnë në gjykatë, po prodhon dhe dënime. Po t’i krahasojmë me 4-5 vjet më parë ishin inekzistente. Para 4-5 vjetësh nuk kishim hetime. Ka filluar të thyhet tabuja e hetimit të zyrtarëve të lartë.

Standardi po fillon të krijohet. SPAK i ka hetimet e ngadalta dhe qëndrime të diferencuara në raport me politikanët, por po bëhen veprime hetimore që nuk ishin parë më parë.

Më tej, Kthupi tha se standardi Beqaj është më i drejti në çështjet e hetimit.

Standardi Beqaj është standardi më i drejtë, në çështjet e hetimit. Ka shpërdorim dhe keqpërdorim të masës së arrestit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy