Sot nis fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit, fushatë botërore që organizohet çdo vit, e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. Kjo fushatë nis më datë 25 nëntor dhe përfundon më 10 dhjetor.
Çdo vit përmes kësaj fushate anembanë botës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.
Edhe në Kosovë me rastin e kësaj Dite do të organizohen disa aktivitete, ndërsa në mbrëmje kryeministri Avdullah Hoti do të merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.



