Foto / Këngëtarja Bebe Rexha i shpall “luftë” Rihanës

Foto / Këngëtarja Bebe Rexha i shpall “luftë” Rihanës

Një deklaratë shumë e fortë.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha sapo i ka shpallur “luftë” këngëtares Rihanna.

Shkak i kësaj “lufte të ftohte” është sërish kënga “Monster”.

Duket se ky projekt i sjellë në bashkëpunim mes Rihanës dhe Eminem, ishte projektuar fillimisht për Beben e cila është dhe tekstshkruajtësja, por produksioni vendosi në fund që të mos ia jepte bukuroshes shqiptare.

Kjo gjë sigurisht nuk i ka pëlqyer aspak Bebes, e cila nuk ka nguruar ta thotë hapur, duke pasur një hatërmbetje mes këngëtareve.

Kjo hatërmbetje ka nisur rreth dy vjet më parë, por edhe sot nuk është shuar.

Jo më larg se dje, gjatë një koncerti, Bebe Rexha ka akuzuar sërisht Rihanën se nuk di të këndojë, e ndërsa është duartrokitur dhe nga fansat e saj, të pranishëm në koncert.

“Ato notat e larta “oooh ohhh” i kam bërë unë, se Rihanna nuk mund t’i këndojë ato nota. Ajo nuk di të këndojë”.

Nuk dihet se si do të shkojë marrëdhënia e dy këngëtarëve, por ajo që dihet është se publiku shqiptar është paksa në vështirësi se cilën anë të mbajë, pasi për ta, të dyja janë shumë të preferuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy