
Lajmi më i rëndësishëm sportiv ditën e sotme ishte largimi i Arsene Wenger nga skuadra londineze e Arsenalit pas 22 vitesh në drejtim tësaj.
Por si gjithmon mediat kanë filluar të aludojnë se kush do të jetë tekniku që do të zëri vendin e fancezit i cili kaloi një periush shumë të artë në "Emirates" me gjithë dështimet e viteve të fundit.
Por mediat publikojnë emrat e Patrick Vieira, Thomas Tuchel dhe Brendan Rodgers, që shihen si tre kandidatët kryesorë për të zënë vendin e Wenger në krye të Arsenalit.
Francezi ishte pjesë e klubit që nga shtator i vitit 1996, kur Premier League i kishte mbushur vetëm katër sezone me këtë emër.
Si zëvendësues në krye të listës është tani trajneri i New York City FC dhe dikur kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira.
Pas tij vjen ish-trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.
Po ashtu për një kthim të mundshëm në Premier League po shikon edhe Brendan Rodgers, i cili është ringjallur me Celticun.
Kupa e Botës mund të jetë e fundit pë Joachim Low në drejtimin e Gjermanisë.
Carlo Ancelotti, tri herë fituesi i Ligës së Kampionëve, ka kohë që po kërkon një rikthim në Premier dhe stoli i Arsenalit mund të jetë i duhuri.
Nuk përjashtohen as Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, por me kuota më të vogla.



