Shpallet fajtor shqipatri që vrau çiftin britanik, por befason me atë që thotë në gjyq

Shpallet fajtor shqipatri që vrau çiftin britanik, por befason me atë që thotë në gjyq

Shqiptari Ali Qazimaj është gjetur përfundimisht fajtor për vrasjen e një çifti të moshuar britanik.

Ai është përpjekur vazhdimisht të mbrohej në gjykatë me idenë se ishte viktimë e një identiteti të gabuar, por BBC shkruan se Qazimaj është fajtor për vrasjen e Peter dhe Sylvia Stuart, që u zhdukën nga shtëpia e tyre në Weybread, Suffolk në qershor të vitit të shkuar.

Trupi i të moshuarit 75-vjeçar u gjet pranë një lumi, ndërsa trupi i gruas së tij, 69- vjeçare nuk është gjetur ende.

Qazimaj, 43-vjeç ka si emër të vërtetë Vital Dapi dhe është nga Elbasani, ndërsa në me emrin e ndryshuar ka shkuar në Britani si emigrantë nga Kosova gjatë luftës atje.

BBC shkruan se Qazimaj pritet të dënohet përfundimisht të martën, ndërsa është shpallur fajtor nga gjykata Ipswich.

Pesë qime të gjetura në makinën që ai la pas, kanë konfirmuar nëpërmjet ADN-së se është autori i vrasjeve.

Por i pandehuri këmbënguli se emri i tij i vertete ishte Vital Dapi dhe deklaroi se ai ishte viktimë e identitetit të gabuar.

 I pandehuri i tha gjithashtu gjykatës se ai kurrë nuk kishte qenë në Britani të Madhe, para se të arrestohej në Luksemburg në korrik dhe te ekstradohej përsëri ne Britani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy