
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, deklaron se qysh nga fillimi i agresionit rus janë vrarë 38 fëmijë të pafajshëm.
Ai shkon më tej duke thënë se mbi 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur, gjatë bombardimeve nga pala ruse.
Ndërkohë në total, llogariten rreth 400 të vdekur në radhët e popullsisë civile si dhe 800 të plagosur.
Por Reznikov, sqaroi se këto të dhëna janë ende të paplota dhe se situata pritet të përkeqësohet. Në vijim ai tha, se raketat ruse kanë shkatërruar mbi 200 shkolla, 34 spitale dhe 1500 rezidenca banimi.



