Një historian turk ka viztuar varrin e Skëndërbeut në qytetin e Lezhës, nga ku dhe ka hedhur edhe akuza të forta mbi këtë figurë kombëtare për të gjithë shqiptarët.
Historiani Talha Uğurluel me anë të një video të xhiruar në memorialin e Skënderbeut e cilësonte këtë të fundit si tradhëtar që nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. “Ai ishte sikurse është sot PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit)” - deklaronte në video Uğurluel. Por shumë pak kohë nga publikimi i kësaj video ka ardhur edhe reagimi i bashkisë Lezhë e cila e ka shpallur non grata.



