Mijëra palestinezë kthehen në shtëpitë e rrënuara në veri të Gazës

Mijëra palestinezë kthehen në shtëpitë e rrënuara në veri të Gazës

Mijëra palestinezë u kthyen në veri të Rripit të Gazës,  drejt zonave të okupuara deri dje nga forcat izraelite.

IDF-të vendosën të tërhiqen nga korridori Netzarim ku ishin pozicionuar për muaj të tërë luftimesh me militanët e Hamasit. 

Vetë Organizata lëshoi një deklaratë duke e përshkruar kthimin e të zhvendosurve si një "fitore" për palestinezët dhe një humbje për izraelitët

Hapja e korridorit Netzarim u vonua për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Hamasit dhe Izraelit, i cili tha se grupi militant kishte ndryshuar rendin e pengjeve të liruar në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë.

Ngjarja në fjalë nuk ka kaluar pa incidente, pasi trupat izraelite vendosën postblloqe dhe qëlluan mbi disa njerëz që përpiqeshin të ktheheshin, duke vrarë të paktën një person. Ata akuzuan Hamasin për dështimin në mbështetjen e marrëveshjes duke mos përfshirë Arbel Yehoud, një civil izraelit, në lirimin e pengjeve të së shtunës.

Hamasi tha se bllokimi i kthimeve në veri përbën gjithashtu një shkelje të armëpushimit, duke shtuar se kishte siguruar të gjitha garancitë e nevojshme për lirimin e Jehoud. Mendohet se mbi gjysmë milioni palestinezë në Gazën jugore kanë pritur të kthehen për të parë se çfarë ka mbetur nga shtëpitë e tyre në veri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy