
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të premte nga Korça se pavarësisht se LSI dhe PD thonë se do të dalin forca e parë politike nga zgjedhjet, në të vërtetë, PS do të marrë minimumi 71 mandate.
Për këtë ironi të Ramës, është përgjigjur Ilir Meta.
Zgjedhjet e 25 qershorit kanë qenë në vëmendjen e diskutimit mes Ilir Metës dhe Arian Çanit, e teksa drejtuesi i emisionit e ka pyetur se ç’mendim ka për deklaratën e sotme të Ramës, përgjigja e Metës ka qenë një “bombë” e vërtetë.
Çani e ka pyetur Metën se çmendim ka për atë që tha Rama, kurse Meta është përgjigjur shumë shukurt përmes një pyetjeje retorike, duke thënë vetëm :
“71 me PD-në, apo vetëm...?”



