Ndërkombëtarët injorojnë letrën e Ivanovit

Ndërkombëtarët injorojnë letrën e Ivanovit

Brukseli ende nuk i është përgjigjur letrës së dërguar nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili një ditë më parë kërkoi nga faktori ndërkombëtarë të dënojë platformën e përbashkët të partive shqiptare.

Ndërkohë, pas letrës së Ivanovit, një porosi të fortë në drejtim të Shkupit zyrtar e ka bërë zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euro­aziatike, Hoyt Brian Yee.

I pyetur për situatën e fundit në Maqedoni, ambasadori i Francës në Shkup Kristian Timonie nuk deshti të komentojë letrën e e Ivanovit për të cilën tha se pret që të shqyrtohet nga Këshilli Evropian.

Ai vetëm tha se Franca kërkon që kriza në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt dhe vendi t’i rikthehet procesit të eurointegrimeve, mësohet nga Alsat­M.

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u shpreh i brengosur për situatën në Ballkanin perëndimorë.

Ai tha se BE-­ja nga afër po e ndjek situatën e brishtë në Ballkanin perëndimorë dhe se do t’i analizojnë mënyrat se si të mirëmbahet stabiliteti dhe siguria jo vetëm në Ballkan por edhe në tërë Evropën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy