Më vjen keq që lufta e brendshme në Partinë Demokratike në këtë situatë ku ndodhet opozita, ka bërë që ta kenë shkëputur fare vëmendjen nga interesi i shqiptarëve.
Ndërkohë që sot duhet të diskutohej buxheti i shtetit, shfaqën të njëjtin skenar që shqiptarët nuk duan ta shohin.
Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin.
Kështu deklaroi në përfundim të seancës parlamentare të ditës së sotme të zgjatur rreth 4 minuta ku u miratua në parim buxheti për vitin që vjen, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi.
Ai tha për mediat se e vetmja gjë që duhet tu mbetet në mendje shqiptarëve sot, është buxheti i cili ka akorduar dhe u miratua në parim me 400 milionë euro plus për rritjen e pagave, rritja më e madhe e pagave në histori, ku përfitojnë mësues, punonjës policie, infermierë etj.
Lidhur me situatën në seancë ku pati tymuese dhe ndërhyrje nga Garda, Çuçi shtoi se Garda ka punën e vetë, duhet të garantojë një seancë normale.
Detyra jonë është tu japim shqiptarëve buxhetin më të madh në histori.
Nuk është e vërtetë që është miratuar pa diskutime, buxhetin e kemi diskutuar në komisione dhe me aktorët e interesit.
Edhe nen për nen do e diskutojmë në komisione, do vijë në seancë. Nuk kemi krizë ne, krizë ka opozita.



