Soreca takon kryeprokurorin Çela: Hetimet për pastrimin e parave, me rëndësi

Soreca takon kryeprokurorin Çela: Hetimet për pastrimin e parave, me rëndësi

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca është takuar sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Soreca i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka përcjell mbresat e takimit ku shkruan se është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal.

Në fund Soreca ka përgëzuar Prokurorin e Përgjithshëm për punën e bërë deri tani, si dhe i ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE, si në nivelin teknik ashtu edhe në atë financiar.

I gëzuar që u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe sfidat që na presin në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Pavarësia dhe profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. Është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova Prokurorin e Përgjithshëm për punën e bërë deri më tani dhe konfirmova mbështetjen e vazhdueshme të BE, si në nivelin teknik ashtu edhe në atë financiar, për punën e Zyrës së tij”, shkruan ambasadori Soreca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy