Mocion mosbesimi qeverisë “Rama”? Balla i përgjigjet Blushit

Mocion mosbesimi qeverisë “Rama”? Balla i përgjigjet Blushit

Deputeti i PS, Taulant Balla, ka komentuar ftesën e Ben Blushit për Bashën dhe Metën, që të bashkojnë votat për të rrëzuar qeverinë “Rama” me mocion mosbesimi.

Balla shprehet se problem i vërtetë i PD-së është vetingu, një fakt që sipas tij Blushi nuk e ka kuptuar.

Postimi i Ballës

Ben Blushi ose nuk po e kupton siç duhet, ose nuk do ta kuptoje. Problemi i PD nuk ka te beje fare as me zgjedhjet dhe as me qeverine.

E kemi thene qe diten e pare, problemi i Partise Demokratike eshte vettingu. Prioriteti i tyre numer nje eshte te bllokojne vettingun. Dje ne ishim te hapur per te negociuar dhe per te gjetur kompromis, ndoshta duke qene me te gatshem se sa duhet. Por PD nuk do kompromis apo dialog, sepse ata nuk e duan vettingun.

Me 18 qershor, Kushtetuta i ben thirrje qytetareve per te vendosur se kush do t’i qeverise per kater vitet e ardhshme. Partite politike mund te zgjedhin te paraqesin nje alternative ose jo.

Partia Socialiste do te kerkoje voten e popullit ne 18 qershor, sepse respekton Kushtetuten dhe vullnetin e popullit. Dhe sepse ne besojme se askush nuk mundet ta bllokoje vettingun dhe reformen ne drejtesi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy