Gratë në sipërmarrje/ Treska: Përballen me mendësinë sociale. Gazidede: Mbështetja është zero dhe kostot janë të larta

Gratë në sipërmarrje/ Treska: Përballen me mendësinë sociale. Gazidede: Mbështetja është zero dhe kostot janë të larta

Sipas të dhënave të INSTAT-it, gratë në Shqipëri drejtojnë ose zotërojnë rreth 25% deri në 31% të ndërmarrjeve aktive në vend.

 

Të ftuara në emisionin “MCN live”, ekspertet e ekonomisë Elteva Treska dhe Blerta Gazidede analizuan sfidat reale që hasin gratë sipërmarrëse dhe arsyet pse pesha e tyre në treg mbetet ende e kufizuar.

 

Ekspertja Elteva Treska u shpreh se nga përditshmëria e punës me sipërmarrjet vihet re qartë se numri i grave që marrin guximin për të nisur një aktivitet të tyren është ende i vogël, pasi hapja e një biznesi kërkon kapital dhe mbështetje të konsiderueshme.

 

Përballjen nga mëngjesi deri në darkë e kam me bizneset.

 Pavarësisht statistikave, kuptoj qartë kush drejtohet nga burrat dhe kush nga gratë, dhe normalisht numri i këtyre të fundit është i vogël. 

 

Që të hapësh një biznes duhet të kesh kapital dhe suport.

Shikoj një numër të vogël grash që marrin kurajon dhe rrezikun për të hapur qoftë edhe një biznes të vogël, i cili më pas rritet gradualisht. 

 

Pengesat kryesore ndahen në dy plane, mendësia sociale që ende i ngarkon gratë me barrën kryesore të familjes dhe vështirësitë ekonomike e mungesa e kohës. 

 

Gratë nga natyra janë të forta dhe me rritjen e të ardhurave po rritet edhe guximi i tyre për të sfiduar veten në treg.

 

 

Nga ana tjetër, ekspertja Gazidede theksoi se kostot e larta që në ditën e parë të çeljes së një biznesi të ri dhe mungesa e mbështetjes i bëjnë gratë të jenë më të kujdesshme dhe t'i hedhin hapat më ngadalë se burrat.

 

 

Mbështetja është zero, ndërkohë që detyrimet nisin që në momentin e parë. Kostoja e një biznesi të ri është shumë e lartë dhe shpesh nuk ka asnjë suport. 

 

Meshkujt janë më të guximshëm në marrjen e rrezikut, ndërsa gratë i hedhin hapat më ngadalë. 

 

Sipërmarrja e grave është e përqendruar kryesisht te biznesi i vogël dhe sektori i shërbimeve. 

 

Një pjesë e mirë e bizneseve që figurojnë në emër të grave, në realitet udhëhiqen dhe menaxhohen nga burrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy