Papa Françesku në Indonezi, thirrje për dialog dhe për të luftuar ekstremizmin

Papa Françesku në Indonezi, thirrje për dialog dhe për të luftuar ekstremizmin

"Për të promovuar harmoninë paqësore dhe konstruktive, e cila siguron paqen dhe bashkon forcat për të mposhtur çekuilibrat dhe varfërinë, të cilat vazhdojnë ende në disa zona të vendit, Kisha Katolike dëshiron të rrisë dialogun ndërfetar".

Kështu u shpreh Papa Françesku në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve dhe shoqërisë civile të Indonezisë.

"Në këtë mënyrë do të jetë e mundur të eliminohen paragjykimet dhe të nxitet një klimë respekti dhe besimi reciprok, i cili është i domosdoshëm për të trajtuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë atë të luftimit të ekstremizmit dhe intolerancës, të cilat duke shtrembëruar fenë përpiqen të imponohen duke përdorur mashtrime dhe dhunë”, shtoi ai.

Kisha Katolike, tha Papa më tej, ka vënë veten në shërbim të së mirës së përbashkët dhe dëshiron të forcojë bashkëpunimin me institucionet publike dhe subjektet e tjera të shoqërisë civile, por sipas tij duke respektuar gjithmonë zgjedhjet e të tjerëve për të inkurajuar formimin e një strukturë më të ekuilibruar sociale dhe për të siguruar një shpërndarje më efikase dhe të drejtë të ndihmës sociale.

Në botë, vazhdoi ai, "ka raste kur besimi në Zot vihet vazhdimisht në plan të parë, por shpesh për fat të keq për t'u manipuluar dhe për të shërbyer jo për të ndërtuar paqen, bashkimin, dialogun, respektin, bashkëpunimin, vëllazërinë, por për të nxitur përçarjet dhe shtimi i urrejtjes".

Gjithashtu më herët ai iu drejtua edhe me një mesazh të rinjve duke i kërkuar që të mos pajtohen kurrë me luftën dhe të jenë “instrumente paqeje”.

Asnjëherë mos u pajtoni me idenë se lufta mund të zgjidhë problemet dhe të sjellë paqe, sepse lufta është gjithmonë një dorëzim i turpshëm ndaj forcave të së keqes dhe sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”, tha Papa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy