Arrestimi i Federica Mogherini-t/ Kepi: Po hetohet pa imunitet

Arrestimi i Federica Mogherini-t/ Kepi: Po hetohet pa imunitet

Gazetarja Alba Kepi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Federica Mogherini-t dhe Stefano Sannino-s i është hequr imuniteti dhe po i jepet mundësia prokurorisë për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarje.

 

Kepi tha se lajmi për arrestimin e Mogherini-t i ka shokuar mediat dhe agjencitë italiane se kemi të bëjmë me abuzim brenda institucioneve europiane. 

 

Lajmi i sotëm ka shokuar mediat italiane, agjencitë e informacione, se kemi të bëjmë me abuzim brenda institucioneve. 

 

Prokuroria i ka tërhequr imunitetin e diplomatit evropian, qoftë Federica Mogherini-t, qoftë  Stefano Sannino-s. Po i heton pa imunitet, që i jep mundësinë ligjore për t’i hetuar dhe për t’i shkuar deri në fund. 

 

Në itali ka pasur reagime nga ata që e kritikojnë shpesh BE-në. Kemi reagim të Moskës, Hungarisë, janë reagime që i shtohen edhe pozicioneve gjeopolitike, dhe qasjes që BE ka bërë në konflikte të caktuara ndërkombëtare. Vëmendja e gazetarëve është dhe në këtë fokus. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy