Shën Valentini, qytetarët: Festë, lule dhe restorant (VIDEO)

Shën Valentini, qytetarët: Festë, lule dhe restorant (VIDEO)

Gazetarja Oliverda Allmuça raporton për MCN Live atmosferën e ditës së të dashuruarve nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, ku është vendosur një balonë e madhe në formë zemre dhe ku bashkia ka vendosur dekorime në formë zemre dhe janë planifikuar aktivitete deri në orën 22.00.

Një nga shitësit ambulantë në shesh, thotë se njerëzit kanë blerë shumë mimoza për t’ua dhuruar personave të zemrës.

Ndërkohë një i ri tha se sot është dita botërore e dashurisë dhe ku në këtë ditë duhet sa më shumë dashuri.

E kanë thënë shumë njerëz para meje, mos bëni luftë por dashuri. Do dalim nga liqeni, atje janë çiftet, atje kalohet më qejf.

Pastaj do hamë një drekë, do shkojmë në kinema që të shohim një film.

I kam ndarë mënjanë 200 mijë lekë, për ta kaluar sa më gëzueshëm. Do blejmë trëndafila te liqeni.

Një çift të rinjsh të cilët po fotografoheshin në shesh, thanë se kishin dalë për të festuar dhe më tej do drekojnë në restorant.

Është Shën Valentini im i parë. Më pëlqejnë shumë lulet, jam shumë e kënaqur

Një i ri i cili njihet si personazh në Tik Tok pasi shpërndan lule për vajzat, thotë se është vetëm në këtë ditë, pasi nuk e ka gjetur njeriun e duhur.

Kisha 50 lule por i harxhova shpejt sot. Shqiptarët nuk është se e presin mirë, mentaliteti është i prapambetur. 80% janë shumë mbrapa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy