Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në West Bank. Rreth njëqind palestinezë kanë sulmuar dhe i kanë vënë zjarrjin varrit të Jozefit në qytetin e Nablusit. Ky sulm u dënua si nga autoritetet izraelite edhe nga ato palestineze, ndërkohë që konsiderohet si aksioni i parë dhunshëm pas thirrjes së organizatës Hamas për një të premte zemërimi.



