28 Nëntori, Dita e Flamurit/ Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

28 Nëntori, Dita e Flamurit/ Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Dita e Pavarësisë (e njohur edhe si Dita e Flamurit) është një festë zyrtare që kremtohet çdo 28 Nëntor, duke përkujtuar Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, e ratifikuar nga Kuvendi Mbarëshqiptar më 28 nëntor 1912, çka shënoi krijimin e shtetit shqiptar.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë shtet sovran e të pavarur, duke deklaruar: “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme.”
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, nga të cilët 40 ishin firmëtarët e Aktit të Pavarësisë.

Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.
Plot 469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912 – i quajtur edhe “Nëntori i Dytë” – Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë. Ai ishte nisur më 19 nëntor nga Triestja drejt brigjeve shqiptare për të realizuar këtë akt historik.

Më 21 nëntor, ai mbërriti në Durrës me vaporin austriak “Baron Bruck” dhe u prit nga Dom Nikollë Kaçorri, i cili më pas u bë zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 nëntorit. Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte planifikuar fillimisht në Durrës më 22 nëntor, për të frenuar përparimin e ushtrive pushtuese në territorin shqiptar.
Por për shkak të situatës së rënduar në qytet, Ismail Qemali lajmëroi telegrafisht delegatët nga mbarë vendi që të mblidheshin në Vlorë.

Ndërkohë që trupat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), Tiranës dhe Durrësit (26 nëntor), Kavajës, Peqinit dhe Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.

28 Nëntori është shpallur ditë feste zyrtare edhe në Republikën e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy