Milo: Me vizitën në Shqipëri, Papa i dha mesazh gjithë botës. Takimi Trump-Zelensky në Vatikan, i parashikuar (VIDEO)

Milo: Me vizitën në Shqipëri, Papa i dha mesazh gjithë botës. Takimi Trump-Zelensky në Vatikan, i parashikuar (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo thotë se Papa Françesku mbetet një personalitet i madh i kishës katolike, pasi përfaqësoi një figurë vërtetë të jashtëzakonshme për nga mënyra si e administroi pushtetin që kishte, mesazhet që dha dhe solli një frymë shpenguese në marrëdhëniet e Vatikanit me botën jo vetëm katolike, por dhe më gjerë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Milo deklaroi se kreu i ndjerë i Vatikanit dha mesazhe që Papët e mëparshëm jo të gjithë kishin pasur kurajon të përballeshin me çështje që më parë quheshin tabu për besimin katolik.

Sipas tij, Papa Françesku gjeti kurajon që të përballet me këto tabu dhe sfida dhe për këtë arsye do të mbetet i veçantë.

Sa i takon vizitës së parë si Papë në Shqipëri, Milo u shpreh se zgjodhi vendin tonë për shkak të veçorisë që ka Shqipëria si një vend ku besime fetare dhe komunitetet kanë qenë historikisht në marrëdhënie të besimit dhe respektit të ndërsjellë, ku ka pasur historikisht një bashkëjetesë model dhe rrallë është gjetur në vende të tjera.

Në vijim e cilësoi si veprim të mençur për t’i dhënë mesazh gjithë botës, jo vetëm shqiptarëve.

Drupal Ad

Nuk e la Papa Françesku vetë si person kishën në situatë komplekse, kisha vetë ka dinamikën e saj.

Kisha katolike ka në radhë të parë sfidën e ballafaqimit me fenomenet bashkëkohore të kësaj bote që shpesh del jashtë kornizave tradicionale, të cilat kisha katolike i ka parë ndër shekuj, qoftë marrëdhëniet njerëzore dhe zhvillimet bashkëkohore dhe teknologjike, të cilat shpesh ndeshen me konceptet e vjetra dhe tradicionale.

Këtu është dhe sfida më e madhe që ka kisha për të mbrojtur filozofinë e vetë përkundrejt këtyre zhvillimeve të panjohura që mund të venë në diskutim supermacionë njerëzore mbi teknologjinë.

Ai zgjodhi vendin tonë për vizitën e tij të parë për shkak të veçorisë që ka Shqipëria si një vend ku ka tre apo katër besime fetare, ku komunitetet kanë qenë historikisht në marrëdhënie të besimit dhe respektit të ndërsjellë.

Ku ka pasur historikisht një bashkëjetesë model dhe rrallë është gjetur në vende të tjera. Për këtë cilësi që ka Shqipëria, vizitën e parë si primati i kishës katolike e bëri në Shqipëri.

Nuk ka të bëjë me faktin se kush ka lobuar. Ishte veprim shumë i mençur i tij për t’i dhënë mesazh gjithë botës, jo shqiptarëve.

Vizita e kreut të Vatikanit në Shqipëri është tregues i një vendi të stabilizuar.

Vizita e Papës si primati i një kishe kaq të madhe dhe të rëndësishme, ndikon në krijimin e opinioneve edhe në qarqet zyrtare, pavarësisht se Papa qëndron jashtë politikës.

Por Papa jep mesazhe për një vend të caktuar për të përmirësuar imazhin e tij.

Sa i takon takimit të mbajtur sot në Vatikan në ditën e funeralit të Papës, mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Milo flet për një takim të parashikuar.

Në politikë dhe në diplomaci nuk ka asnjë gjë të rëndësishme rastësore, çdo gjë është e parashikuar, e përcaktuar, madje deri në detaje.

Takimet që ka bërë sot, Presidenti i SHBA, në Ronmë, Vatikan, në sheshin Shën Pjetri me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, është një takim i koordinuar, për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë.

Ajo që bën përshtypje është se të dy palët pas përfundimit të takimit janë shprehur me nota optimiste, për arritjen e një armëpushimi pa kushte.

Këtë e përforcon edhe deklarata e Putinit, i cili pohon që të zhvillohen negociatat për armëpushim pa kushte. Kjo krijon një atmosferë të mirë për të biseduar.

Nuk kam dyshim që Krimeja tashmë është një kapitull i mbyllur de fakto. Mundet de juro jo, pasi Ukraina nuk e pranon.

Por janë 11 vjet që ajo administrohet si pjesë e territorit të Rusisë.

Kemi parë se Presidenti Zelensky reagoi në mënyrë të ashpër duke mos pranuar që Krimeja të jetë pjesë e Rusisë dhe Ukraina të heqë dorë nga integriteti i saj territorial.

Nëse Zelensky nuk merr një marrëveshje për të shpëtuar fytyrën, ai nuk ka të ardhme në politikë, sepse kundërshtarët e tij do e sulmojnë.

Nga ana tjetër SHBA e ka deklaruar se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy