
Eduard Elezi, ish-drejtori juridik i ERE deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se blerja dhe shitja e energjisë elektrike bëhet nëpërmjet tenderave që janë abuziv dhe jo në bazë të bursës. "Për bursën janë harxhuar miliona euro për ta pasur. Ka legjislacion dhe duhet që çdo shitje dhe blerje duhet t’i referohet bursës. Problemi që është sot është se bëhet me tendera. KESH ka një platformë që nuk është transparente. Është korporatë publike dhe platformën e tenderimeve duhet ta ketë publike. KESH po bën tendera, është shkelje flagrante ligjore. Është bursa që duhet t’i bëjë transaksionet e kompanive, nuk është KESH. Ka dhe një problem tjetër, në të njëjtët kohë blen energji dhe OSHEE, KESH-i shet, OSHEE bën tender për blerjen e energjisë. Këto tendera janë abuziv, ka korrupsion, vjedhje".



