Rritja e akcizës për birrën/ Pinguli: Jemi i vetmi vend në botë që parapaguajmë akcizën. Rritja e kostove më shumë se 30% na dëmton shumë

Rritja e akcizës për birrën/ Pinguli: Jemi i vetmi vend në botë që parapaguajmë akcizën. Rritja e kostove më shumë se 30% na dëmton shumë

Prodhimi vendas i birrës është një prej sektorëve të rëndësishëm të prodhimit vendas i cili gjendet në vështirësi të mëdha që prej vitit të shkuar për shkak të dyfishimit të akcizës.

 

Drupal Ad

 

 

 

Stefan Pinguli, një prej prodhuesve më të rëndësishëm të birrës në vend, në “MCN economy”, vlerëson se prej 30 vitesh prodhuesit e birrës janë në vështirësi, teksa taksat vijnë enkas për ti gjetur në gabime, e jo për ti parandaluar ato.

Tani krijohet problemi duke qenë se ne jemi për ekzistencë dhe taksat janë në pozicion gjuajtje dhe atëherë mund të krijohen tabu.

Moralisht pastaj juridikisht, ka një parregullsi, nuk është puna vetëm e këtij shteti, e kanë bërë edhe qeveria e kaluar, sepse kemi 30 vjet që e kalojmë, taksat nuk vijnë te ne për tu kujdesur dhe për ta na parandaluar që të mos bëjmë gabime, taksat vijnë te ne vetëm për të na gjetur gabim.

Ky është një problem sepse na ka futur në një tension të madh për të qenë të kujdesshëm.

Qeveria e kaluar vendosi që të vej pullën, në mënyrë krejtësisht të parregullt, gjoja për të heq krimin e organizuar, një pullë që nuk ka qenë në asnjë vend të botës.

Por kjo kishte një problem prapa, se shteti filloi të respektonte prodhuesin e pullave dhe ne ishim në konflikt shumë të madh në realizimin e këtyre pullave sepse na u la në detyrë që të paguanim të gjitha instrumentet që do vinin këto pulla, pra ne do vrisnim veten me pushkët tona.

Për z.Pinguli, Shqipëria është i vetmi vend në botë ku prodhuesit e birrës parapaguajnë akcizën.

Së dyti, problem më i madh se jemi i vetmi vend në botë që bëjmë parapagim të akcizës, d.m.th. neve nuk mund të shesim asnjë shishe nëse nuk paguajmë akcizën. Ky është problem shumë i madh se në një moment ë caktuar nuk kemi ta paguajmë atë kohë kur shesim birrën dhe kjo sjell m e vrap tatimet dhe na ve një derr gjobe që nuk e perceptojmë dot.

Prodhuesi i birrës, Pinguli, vlerëson se rritja e mbi 30% të akcizës së birrës, i ka detyruar ata të rrisin çmimin e birrës vendase.

Janë rritur mbi 30 e ca %, neve dikur kanoçen e kemi shitur 60 e ca lekë, sot e shesin 90 l, e kemi të detyruar sepse 20 e ca l na merr kjo akciza e re, përveç kostos.

E gjeten momentin më të papërshtatshëm për të rritur një taksë, por rritte në mënyrë graduale, por jo vetëm u prek momenti i sigurisë juridike. Ka edhe një element tjetër po kaq të papërshtatshëm kur të gjitha çmimet e lendes së parë u rriten me 25% , me çfarë do e përballonim ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy