
Një stallë kafshësh është përfshirë nga flakët në Savër të Lushnjës.
Bëhet me dije se si shkak i flakëve u rrezikuan dhe banesat pranë, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen 4 zjarrfikëse.
Në punë për fikjen e zjarrin janë angazhuar de banorët e lagjes të cilët po përdorin mjete private.
Ndërkohë sipas burimeve të MCN TV të gjitha bagëtitë që ndodheshin në stallë janë djegur të gjalla, ndërsa pronari i tyre Dalip Gjyshja nga tronditja është nuk është në gjendje të mirë shëndetësorë.
Ende po vazhdon puna për fikjen e zjarrit i cili po bëhet dhe më i vështirë për tu fikur për shkak se po digjen dhe rreth 1000 dëngje bari të thatë.



