Mbulohet me mister vdekja e një gazetari rus, po hetonte për mercenarët e dërguar në Siri

Mbulohet me mister vdekja e një gazetari rus, po hetonte për mercenarët e dërguar në Siri

Vdekja e një gazetari rus pak ditë më parë është mbuluar me mister dhe dyshime. Maxim Borodin ka rënë nga ballkoni i apartamentit në katin e pestë  të enjten e kaluar dhe ka ndërruar jetë sot në spital.

Sipas të dhënave të para, apartamenti i tij ka qenë i mbyllur nga brenda. Borodin po hetonte në vdekjen e mercenarëve rusë në Siri. Ai kishte bërë një shkrim në mars në lidhje me këtë çështje.

Sipas disa burimeve, mijëra mercenarë rusë rusë janë vendosur në Siri nga një kompani ruse, me gjasa e financuar nga Yevgeny Prigozhin.

Ky i fundit është nën akuzë në SHBA që prej shkurtit për financim të “fabrikës së troll-eve”, që akuzohet se ka tentuar të influencojë zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy