Vendimi i Gjykatës së Lartë: Në SHBA është i paligjshëm diskriminimi i homoseksualëve në punë

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Në SHBA është i paligjshëm diskriminimi i homoseksualëve në punë

Gjykata Supreme e SHBA ka dhënë një vendim që konsiderohet fitore për të drejtat e komunitetit LGBT.

Vendimi përfaqëson momentin më të rëndësishëm për të drejtat e LGBT në Shtetet e Bashkuara qëkur Gjykata Supreme legalizoi martesat mes të njëjtit seks në të gjithë vendin në vitin 2015. Vendimi i ri parashikon që homoseksualët dhe transgjinorët mbrohen nga Akti për të Drejtat Civile i vitit 1964, i cili ndalon punëdhënësit të mos diskriminojnë punonjësit në bazë të seksit, si dhe racës, ngjyrës, origjinës kombëtare dhe fesë.

Paragjykimi në vendin e punës ndaj punonjësve homoseksualë dhe transgjinorë ka mbetur i ligjshëm në pjesën më të madhe të vendit, me 28 shtete amerikane që kanë mungesë të masave gjithëpërfshirëse kundër diskriminimit në punësim. Vendimet - në dy raste për të drejtat e homoseksualëve nga Xhorxhia dhe New York dhe një rast i të drejtave transgjinore nga Michigan - njohin mbrojtje të re ligjore të punëtorëve në ligjin federal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy