Shoqëritë aksionare, Duraj: Shpeshherë bëhen shitje fiktive

Shoqëritë aksionare, Duraj: Shpeshherë bëhen shitje fiktive

Avokati Alban Duraj tha në studion e MCN Economy se në shumë raste shoqëritë aksionare bëjnë shitblerje aksionesh në një vlerë më të ulët sesa ajo e tregut dhe kjo bëhet për çështje korrupsioni, evazioni, mashtrimi tatimor. 

 

Kemi të bëjmë me sipërmarrës që mendojnë se duke pasur para, lidhje politike dhe njohje të cilat mund t’i zgjidhin gjërat me telefon apo diskutim në tavolinë dhe avokatin e kanë formalisht apo se i duket të bëjë letrash. Unë nuk marrë çështje tregtare se më kanë ndodhur disa herë dhe janë klientët më të vështirë që mund të ketë një avokat. Do të dëgjoj një injorant juridik që kujton se na ka skllevër. 

 

Jemi në ditët më të vështira për shtresën e mesme dhe profesionistët që mundohen të punojnë me punë të ndershme.

 

Së pari duhet të bëjë një marrëveshje nëse kemi të bëjmë me një shoqëri që mund të jetë ShPK apo shoqëri aksionare, ku kuotat janë ato që shiten, apo aksionet. Varet nga lloji i shoqërisë dhe forma e saj. Bëhet një kontratë e cila bëhet tek noteri. Dhe shitja e tyre bëhet në vlerën reale të kuotave që i ka realisht kjo kompani. Shumica e rasteve të fundit që janë nën hetim nga SPAK janë për shitjet fiktive. Vlera reale e shitjes së kuotave nuk është ajo që ekziston. Kemi kuota që shiten për një vlerë që nuk tregon vlerat reale të tregut. I ulin vlerat. Bëhet dhe për çështje korrupsioni, tatimi, evazioni. Është detyra e Tatimeve, e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Por edhe bankat , noterët që raportojnë dhe aty ku ka dyshime bëhet kallëzim penal. Ka shumë raste që prokuroria i ka nën hetim. 

 

Nuk ka kulturë. Ka kompani të huaja që nuk mund të punojnë pa marrë avokat edhe lidhur me përgatitjen e dokumentacionit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy