Kuvendi voton nesër Qeverinë e re “Rama 3”

Kuvendi voton nesër Qeverinë e re “Rama 3”

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër prej orës 10, ku kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin dhe qeverinë e re para ligjvënësve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka lëshuar sot urdhrin për seancën e nesërme ku në rend të ditës është projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

Në rendin e ditës do të jetë votimi i qeverisë së re, e cila u dekretua nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, më 14 shtator.

Qeveria “Rama 3”

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

  4 ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Edona Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

16 ministrat e emëruar nga kreu i qeverisë Edi Rama morën dje miratimin pa kundërshtime nga presidenti Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy