
Gazetari Neritan Sejamini thotë se deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ditët e fundit janë të pajustifikueshme. Sipas tij, ky sulm ndaj drejtësisë nuk mund të bëhet nga një njeri i rëndësishëm i politikës për 30 vite me radhë.
Edhe te ato që thotë Meta mund të gjesh ndonjë të vërtetë. Problemi është si ta analizojmë zotin Meta, në vetvete apo si pjesë e diçkaje më të madhe. Këto po i bën se po kërkon të mbrojë veten. Nuk po i bën për problemet që ka drejtësia, por sepse është i targetuar. Sido që të jetë puna, gjuha e tij dhe mënyra si flet është skandaloze. Nuk i shërben askujt. Mund t’i shërbejë qeverisë që të thotë ja pse duhet drejtësia. Pra i vetmi përfitues është zoti Rama. Por një gjë po e them prerë: kjo lloj gjuhe e ky lloj sulmi është skandaloz. Për më tepër nga një njeri që ka pasur mundësinë shumë herë të rregullojë drejtësinë dhe Shqipërinë. Ka qenë kryeministër që 29 vjeç. Ky lloj shpërthimi sikur po vjen sot në Shqipëri dhe po shpërthen me atë që sheh është i pajustifikueshëm.



