“Frika ruan vreshtin”, Kume: Task Force i jep SPAK-ut rol më aktiv në zgjedhje

“Frika ruan vreshtin”, Kume: Task Force i jep SPAK-ut rol më aktiv në zgjedhje

<p>Strategjia e SPAK për hetimin krimit zgjedhor dhe ngritja e një Task Force të posaçme është për ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, një mundësi për të përmirësuar zbatimin e ligjit. Në studion e lajmeve në MCN, Kume tha se strategjia e re i jep SPAK-ut një rol më aktiv në monitorimin e procesit. &nbsp;&nbsp;</p> <blockquote> <p><em>SPAK ka detyrim ligjor të shprehur të legjislacion për të qenë pjesë e proceseve zgjedhore. Deri tani ata kanë pritur të flasin të tjerët dhe të futen në lojë. Ajo që kanë bërë i bën më aktivë. Pra po zbresin në terren, krahas të tjerëve si administrata zgjedhore, QKZ. Pra, kjo Task Force do të krijojë kushte më të mira, për të zbatuar në mënyrë më efektive ligjin që duhej ta kishin zbatuar me kohë këto institucione. Të shohim si do të plotësohet ajo që kërkon ligji. Fakti që janë treguar proaktivë është në të mirë të gjësë. Frika ruan vreshtin, thotë populli. Ata që duan ta shesin e ta blejnë votën, janë në sy të atyre që ligji i ngarkon me detyrë të monitorojnë. Nëse vepron, është në syrin e atyre që nesër të çojnë atje ku duhet, të çojnë te të tjerët.</em></p> </blockquote> <p>Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama, Kume tha se nuk mund të flitet për survejim të forcave politike.</p> <blockquote> <p><em>Ajo që kërkoi Rama ishte qëndrim. Qëndrimi i tij shkon ndesh me këtë që sapo thashë. Nuk bëhet fjalë për survejim të partive politike. Këto organe e kanë mjet survejimin, por survejohen individë, jo institucione. Pra, nuk është survejim. Në sytë e ligjit janë të gjithë. Nëse ti zbaton ligjin, le të bëjë çfarë të dojë institucioni ligjzbatues. Pra nuk ka pse të thuhet që po survejohemi. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/WSHhrUnlp1o?si=IlinkFBYEU_PWPQR" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy