Porti i Durrësit, Tomorri: Risqe të mëdha që në këtë projekt të gjenerohen para të jashtëligjshme

Porti i Durrësit, Tomorri: Risqe të mëdha që në këtë projekt të gjenerohen para të jashtëligjshme

Gazetari Klodian Tomorri në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me Portin e Durrësit për të cilin u shpreh se ky projekt ka 1.4 milion metër katrorë ndërtim, duke monopoliuar të gjithësipërfaqen ndërtimore.

Ai tha se një projekt kaq i madh ka risqe të shumta se aty mund të mësyjnë para që vijojnë nga aktivitete të jashtëligjshme. Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush do e ndërtojë atë, por Alabar ka avantazh se prej tij ai do nxjerr fitimet që në fund do i ndajë me qeverinë 33 me 67.

Në Durrës ndërtohet mesatarisht 150-200 mijë metër katrorë në vit, rezidenciale, biznesi, hotele etj. Ky projekt i vetëm ka 1.4 milionë metër katrorë ndërtim, pra gjithë sipërfaqet që ndërtohet në Durrës për 7 vite. Pra është monopolizimi i gjithë sipërfaqes ndërtimore në një dorë të vetme. Do të ketë kulla deri në 18 kate dhe, siç duket nga planet, ky është një projekt i drejtuar drejt real estate, shitjes së apartamenteve, do të ketë vetëm dy hotele që zënë rreth 47 mijë metër katrorë ndërtim, nga 1.4 milionë metër ndërtimi sa është projekti, pra vetëm 3.3 për qind janë sipërfaqe hoteli dhe me aq i është vënë emri “projekt strategjik”. Sot ke resorte që janë ndërtuar nga biznesmenë shqiptarë, që kanë hotele me nga 600 dhoma, afërsisht sa ky që premtohet, që kanë sjellë edhe marka të njohura dhe nuk kanë patur këto favore që ka ky projekt. Pra nuk kanë përfituar tokën falas, nuk janë përjashtuar nga taksat. Për të ardhur më pas te pastrimi i parave, ku sektori i ndërtimit është kryesori dhe një projekt i tillë ka rrisqe të shumta dhe aty mund të gjenerohen paratë që vijnë nga burime të jashtëligjshme. E gjithë rentabiliteti i këtij projekti nuk vjen nga fakti se zotit Alabar i ka lindur një ide që gjeneron para këtu, por i ka ardhur nga leja, që të jep qeveria, taksat që të heq dhe toka që të jep qeveria. Nuk ka rëndësi se kush do e ndërtojë atë, ata do jenë nënkontraktorë, ai ka avantazh se prej tij ai do nxjerr fitimet që në fund do i ndajë me qeverinë 33 me 67.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy