Ish-gjyqtari Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i PD-së së Rithemelimit në Lezhë

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i PD-së së Rithemelimit në Lezhë

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit në Lezhë, raporton korrespondenti i MCN TV. 

Ai fitoi garën me diference votash, përballë dy rivaleve të tjerë Paulin Marku dhe Albert Rrusti.

Në zgjedhjet e zhvilluara të shtunën, Gjoni mori 604 vota, Albert Rrusti 113 vota dhe Paulin Marku 131 vota. Pas zgjedhjet si kryetar i Rithemelimit të Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni tha se menjëherë do të nisë puna për riorganizimin e këtij grupimi politik për tu bërë gati për zgjedhjet e vitit 2025.

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj tha se nga kjo garë demokratet do të dalin më të bashkuar, për të qenë gati për betejën e radhës elektorale.

Në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Lezhë morën pjesë në votime mbi 1 mijë anëtarë të këtij grupimi politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy