Autoritetet pro Moskës të rajonit Kherson të Ukrainës do të kërkojnë një bazë ushtarake ruse në rajon, njoftuan të martën agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.
Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti dhe TASS cituan Kirill Stremousov, nënkryetar i administratës së instaluar nga Rusia në rajonin e Kherson, të thoshte, "duhet të ketë një bazë ushtarake të Federatës Ruse në rajonin e Khersonit. Ne do ta kërkojmë këtë. dhe e gjithë popullata është e interesuar për këtë”.
Ushtria ruse mori kontrollin e pjesëve të rajonit Kherson në mes të marsit dhe zyrtarët e mbështetur nga Rusia kanë marrë në duar një sër postesh qeveritare.
Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth gjysma e popullsisë së Khersonit tani është larguar nga rajoni, shumë prej të cilëve thonë se kanë ikur pas marrjes së kontrollit nga rusët.
Përpjekjet ruse për të çuar përpara një referendum mbi të ashtuquajturën "Republika Popullore Kherson" që do të pasqyronte shfaqjen e shteteve separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore.



