Emërimi i anëtarëve të Kushtetueses, shtyhet votimi i ligjit deri në vendimin final të Venecias

Emërimi i anëtarëve të Kushtetueses, shtyhet votimi i ligjit deri në vendimin final të Venecias

Maxhoranca shtyn rivotimin në Kuvend të ligjit “Për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese” deri në shpalljen e vendimit final të Komisionit të Venecias. Vendimi ka ardhur pas mbërritjes nga Venecia të një drafti paraprak të opinionit përfundimtar. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, me anë të një statusi në rrjetet sociale, njoftoi se ndërkohë drafti është shpërndarë për konsultim dhe koment nga palët.

Shpërndarja e copëzave apo fjalive të veçanta në raste të mëparshme të drafteve paraprake ka dëmtuar kredibilitetin e procesit të konsultimit meKomisionin e Venecias. Prandaj ne do të ndjekim në mënyrë strikte axhendën dhe të respektojmë kërkesën për konfidencialitet prej vetë Komisionit të Venecias deri në miratimin e një opinioni final zyrtar”, është shprehur Balla në postimin e tij.

Në këtë mënyrë, dekreti i rikthyer nga Presidenca në Kuvend nuk do të merret në shqyrtim nga ky i fundit deri në reflektimin e palëve mbi opinionin përfundimtar.

Detaje të raportit paraprak u publikuan sot pasdite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy