“Besa” e Ramës/ Llapaj: Manipulim i ri. Loku: Nuk i zihet besë PS-së. Çopja: Tirani e shumicës

“Besa” e Ramës/ Llapaj: Manipulim i ri. Loku: Nuk i zihet besë PS-së. Çopja: Tirani e shumicës

Në studion e MCN Informacion, aktivistët Ilir Çopja, Igli Llapaj dhe Rigerta Loku diskutuan mbi dokumentin “Besa”, që kryeministri prezantoi javën e shkuar. 

 

Llapaj tha se tha se kjo është e njëjta strategji që Rama ndoqi në protestat e studentëve. 

 

Rigerta Loku u shpreh se nuk mund të ketë besim te një parti si PS-ja, që nuk ka demokraci të brendshme.  

 

Ndërsa Ilir Çopja tha se Rama dhe ata që e ndjekin nuk shohin zgjidhje përtej PS-së.  

 

Igli Llapaj – aktivist 

 

Është një manipulim që Rama kërkon të bëjë. Është e njëjta strategji si ajo me studentët. 

 

Rama në fillim nuk e njihte protestën, tani kërkon të lidhë besë me flamingot. Ka një besë që është lidhur, besa e protestuesve për të qëndruar aty deri në largimin e Ramës. 

 

U vetëkorrigjua kryeministri nga protesta e studentëve? Rama i kishte të gjitha mjetet në dorë që ta bënte të funksionojë. Është i kapur nga interesat. 

 

P.sh. në shëndetësi lulëzojnë spitalet private. Por është harruar spitali shtetëror dhe pacienti është kthyer në klient në duart e privatit. 

 

Opozita ndërkohë e ka humbur legjitimitetin. 

 

 

Rigerta Loku – aktiviste 

 

I kanë pasur të gjitha mjetet për ta bërë Shqipërinë edhe më të mirë. Gjithmonë e kanë kritikuar këtë protestë, e kanë injoruar, e kanë ofenduar. Në fund, protesta bëri vezën që kryeministri e quajti besë. 

 

Deputetët, si të listave të mbyllura edhe të hapura, ironizojnë protestën. Në protestë ka pasur edhe njerëz që i kanë votuar deputetët e PS. Dalin këta deputetë pa një mendim të tyre. Nëse nuk kanë demokraci brenda partisë së tyre, pse duhet të kemi ne besim te ata? 

 

Ilir Çopja – aktivist 

 

Platforma Besa ka synim mbajtjen e pushtetit. E kanë bërë edhe diktatorë të tjerë. Ramiz Alia, por edhe Gorbaçovi. 

 

Këtu kemi të bëjmë me tiraninë e shumicës, që synon të modifikojë opinionin publik. Ne kemi opozitarizëm në këtë vend, por edhe nga ana funksionale nuk bën dot shumë.  

 

Unë e kam dëgjuar takimin e Ramiz Alisë me intelektualët e Tiranës. Këta të fundit nuk shikonin zgjidhje pas çështjes së ambasadave. Edhe këta nuk shohin zgjidhje përtej PS-së. Kjo është tirani e shumicës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy