Mashtrim për financimin e partisë, arrestohet liderja e partisë opozitare në Moldavi

Mashtrim për financimin e partisë, arrestohet liderja e partisë opozitare në Moldavi

Prokurorët në Moldavi raportuan ditën e sotme ndalimin e Marina Tauber, nënkryetare e partisë opozitare të vendit Sor, pas dyshimeve për mashtrim lidhur me financimin e partisë së saj.

“Tauber u arrestua në aeroportin e Kishinauit teksa po përpiqej të merrte një fluturim për në Izrael”, tha zyra e prokurorisë kundër korrupsionit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Në deklaratë thuhet se Tauber ka injoruar më herët ndalimin për t’u larguar nga vendbanimi i saj.

Në korrik 2022, liderja e opozitës u akuzua për dy çështje penale në lidhje me falsifikimin e raporteve financiare të partisë së saj dhe marrjen e fondeve nga një grup i krimit të organizuar. Deputetja tha se ishte e gatshme të bashkëpunonte me hetuesit për të rivendosur drejtësinë.

Ajo beson se Partia në pushtet e Veprimit dhe Solidaritetit mund të qëndroj mbas vendimit të prokurorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy