
Spencer Elden, i cili pozoi kur ishte foshnjë për kopertinën e “Nevermind”, të Nirvana, ka paditur grupin duke pretenduar se ishte shfrytëzuar për foto.
Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, Spencer pretendon se grupi me vetëdije prodhoi, posedoi dhe reklamoi pornografi të fëmijëve dhe ata me vetëdije morën para në këmbim të kësaj.
Sipas Elden, fotografi Kirk Weddle e fotografoi atë të zhveshur "në poza që theksonin organet gjenitale".
Në padi më tej ai pretendon se Cobain vendosi sipër organit gjenital të tij një stiker të zi dhe krahas saj shkroi:
"Nëse jeni ofenduar nga kjo, ju duhet të jeni një pedofil në vetvete. "
Më tej Elden, tani 30-vjeç, thotë se prindërit e tij kurrë nuk nënshkruan një letër që autorizonte përdorimin e imazhit të tij në album.
Ai gjithashtu pretendon se imazhi nudo përbën pornografi për fëmijë.
Sidoqoftë, avokati i Elden, Robert Y. Lewis, argumenton se përfshirja e kartëmonedhës së dollarit (e cila u mbivendos në foto) e bën të miturin të duket "si një punëtor seksi".
Elden pretendon se "ka vuajtur dhe do të vazhdojë të vuajë" si rezultat i veprës artistike, duke përfshirë "shqetësime ekstreme dhe të përhershme emocionale", si dhe "ndërhyrje në zhvillimin e tij normal dhe përparimin arsimor" dhe "trajtimin mjekësor dhe psikologjik".
Ai po kërkon dëmshpërblim prej të paktën 150,000 dollarë (109,000) nga secili prej 15 të pandehurve, të cilët përfshijnë anëtarët e bandës: Dave Grohl dhe Krist Novoselic; menaxherët e pasurisë së Kurt Cobain; Ish gruaja e Cobain Courtney Love; dhe fotografin Kirk Weddle.
Përfaqësuesit e Nirvana ende nuk kanë dhënë një deklaratë mbi këtë çështje.



