Masë disiplinore për dy deputetët/ Paloka: E bëra me vetëdije, i thashë Ramës ato që na tha ai neve

Masë disiplinore për dy deputetët/ Paloka: E bëra me vetëdije, i thashë Ramës ato që na tha ai neve

Partia Socialiste i ka kërkuar sot Kuvendit të Shqipërisë që të vendosë masë disiplinore me përjashtim 10-ditor nga Kuvendi për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

 Sipas Partisë Socialiste kjo masë kërkohet për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.

 Deputeti demokrat Edi Paloka, në një komunikim me emisionin “Të paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, në MCN tv tha se masa e kërkuar nga grupi parlamentar i PS vjen pasi i dhanë përgjigjen e merituar Ramës gjatë një momenti kur seanca ishte ndërprerë.

Çdo njeri që sulmon padishahun, nuk mund të jetë normal sipas atij. Histori qesharake me të dehur, justifikim që Rama e gjen gjithmonë.

Skenat e djeshme i pamë t gjithë, sulmet, fyerjet, që Rama bëri ndaj deputëtëve dhe ndaj të gjithë opozitës.

Nuk e di pse zonja ndërpreu seancën për 5 minuta, ndoshta shkoi për të bërë nevojat e saj.

Ky Zotëria siç provokon bëri të njëjtën gjë, e filloi me Leskajn, ne i zbrazëm të gjitha ato që pamë dhe dëgjuam dje.

I thashë që je i pa fe, gjel i krekosur pas plehut, miza në b*** të kalit. Unë nuk e kam fjalorin e pasur sa Rama, po ia thash të njëjtat fyerje siç ai bëri dje për opozitën.

E bëra me vetëdije të plotë. Asnjë vërejtje formale nuk iu bënë Ramës dje, unë dhe Leskaj do përjashtohemi nesër se sot i thamë Ramës atë që na tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy